Grupi i parë i haxhilerëve kosovarë, mbi 280, është kthyer sot nga Haxhi.
Me të arritur në Kosovë, ata thanë se gjendjen shpirtërore tani e kanë shumë më mirë, sesa para se të niseshin.
Madje njëri prej tyre ka shpërthyer në lot duke thënë për Klan Kosova se nuk kishte përjetuar kënaqësi më të madhe në jetën e tij.
Shumica prej haxhilerëve sollën nga vendi i shenjtë i myslimanëve disa pako të bardha me vete, me ujë të qabes.
Sipas kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, sivjet ishte dukshëm numri më i vogël i kosovarëve që shkuan haxh, ndërkaq pret që vitin tjetër të shtohet numri I haxhilerëve.