Sot bëhen 23 vite nga vrasja tinëzare e Enver Malokut, themeluesit të Qendrës për Informim të Kosovës, njeriut i cili me një guxim të jashtëzakonshëm e mbajti gjallë informimin në një kohë të pakohë dhe e sensibilizoi botën demokratike për represionin që po u bëhej shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i kohës.
Organet e drejtësisë edhe pse janë vonuar, duhet ta thonë fjalën e tyre për këtë vrasje makabre.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së zërit të lirisë së Kosovës!