Beteja e Koshares, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se 24 vite më parë, kolosi i kombit 𝐀𝐠𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares.
Shkrimi i plotë
24 vite më parë, kolosi i kombit 𝐀𝐠𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares, duke e shkulur gurin ndarës. Por, kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend, deri në atë shkallë sa të bëhemi bashkë të gjithë. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!