Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari.
Përmes një postimi të faqes zyrtare në ‘Facebook’, Haziri ka thënë se gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë
Shkrimi i plotë:
26-vjet nga Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë.
Përjetësinë për të na ruajtur sot lirinë nga qielli, kudo që janë nën strehën dhe mbrojtjen e Zotit në mënyrë që ky vend të ruhet nga e keqja, të ruhet nga armiqtë e saj të deridjeshëm, sepse edhe sot Kosova po përcillet me frikën e saj për ruajtjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit. Lavdi!