Kryetari i LDK-së dega në Gjilan, Lutfi Haziri ka përkujtuar anëtarin e Kryesisë së LDK-së, veprimtarin Dr. Xhavit Ahmeti në 26 vjetorin e vdekjes.
Haziri ka thënë se Ahmeti do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë.
Shkrimi i plotë:
26 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije i presidentit Rugova për çështje të arsimit, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!