Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar 4 korrikun, datën ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë përvjetorin e pavarësisë.
Shkrimi i plotë:
4 Korriku, dita e vendit më të lirë në botë dhe mikut më të madh të Kosovës. Ju faleminderit që na ndihmuat të çlirohemi dhe ta shijojmë lirinë.
E falenderoj, gjithashtu, çdo ushtari amerikan që po e ruan paqen e çdo misionari të cilët përnmes USAID dhe organizatave tjera amerikane po ndihmojnë në vazhdimësi për zhvillimin e demokracisë dhe njohjes sonë.
Në këtë ditë, në shenjë mirënjohje dua ta përmend edhe faktin e binjakëzimit të Gjilanit me Sioux City/Iowa, që e rritë partneritetin midis dy komunave e dy vendeve.
Urime çdo amerikani e çdo shqiptaro-amerikani që bënë aq shumë për Kosovën dhe atdheun!