By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haziri: 70 deputetë do ta mbështesin formimin e qeverisë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haziri: 70 deputetë do ta mbështesin formimin e qeverisë

Përditësimi i fundit: April 22, 2020 4:59 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së.

- Advertisement -

Haziri ka thënë se pas prishjes së koalicionit me LVV-në, LDK është e gatshme të bashkëpunoj më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në.

“LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është në nivelin 0, ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, tha Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.

I pyetur se a i ka numrat LDK-ja dhe se a varet formimi i qeverisë nga votat e Listës Serbe, pasi që PDK ka deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë nga ana e LDK-së, Haziri shtoi se Lista Serbe do të ketë rol kushtetues në pjesëmarrje të qeverisë, njëjtë sikurse në koalicionin LDK-LVV.

Haziri tutje shtoi se qeverinë e re nën udhëheqjen e LDK-së pritet ta mbështesin 67 deri në 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Shumica e re parlamentare pritet t’i ketë 67 deri 70 deputetë si mbështetje. Lista Serbe në raport politik do ta ketë rolin e njëjtë siç e ka pas në koalicionin LDK-LVV”, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri më tej në këtë intervistë, theksoi se në LDK nuk është diskutuar për emra e as parti konkrete, ani pse theksoi se Isa Mustafa është i padiskutueshëm si kandidat për kryeministër.

“Sipas detyrës zyrtare, profilit politik dhe besimit Isa Mustafa është i padiskutueshëm, mirëpo mbetet në autoritetin e tij me vlerësua, se a do ta propozojë një emër të tretë i cili merr besimin konsensual të LDK-së”, tha Haziri.

Ai theksoi se LDK dhe Isa Mustafa nuk punon dhe nuk merr pjesë në asnjë lloj procesi i cili është në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjilani me një emër të ri në inspektoratin e arsimit – Dashurije Leka Shaqiri vazhdon misionin në shërbim të arsimit
Gjendet personi i humbur nga Gjilani
Vrasja për borxhin prej 20 euro, eksperti i psikiatrisë thotë se i akuzuari në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i vetëdijshëm për pasojat
Studimi i fundit: Koronavirusi është bërë në laborator
ShBA-ja ndalon përkohësisht shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil
Artikulli i mëparshëm LDK nesër e nxjerrë emrin për kryeministër
Artikulli tjetër Djaloshi i ri nga Gjilani fton në ‘sfidë’ kryetarin Haziri

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.