Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se ai e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet.
Haziri ka thënë se Kurti, veç se ka penguar vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta
Shkrimi i plotë:
Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij.
Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake.
Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat.
Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!
Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!
Veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta. Nuk keni prapa kujt të fshiheni!