Kjo është pyetja që Lutfi Haziri dhe ekipi i LDK-së në Gjilan po adresojnë pas vizitës së Kryeministrit Albin Kurti. Me një qasje të mbushur me sofizma dhe përpjekje për keqinterpretim të realiteteve, Kurti, sipas Hazirit, ka tentuar të mashtrojë qytetarët e Gjilanit duke pretenduar si të realizuara projekte të cilat u lanë të gatshme nga qeverisja e LDK-së.
Në vend që të vijë me projekte të reja apo investime konkrete për Gjilanin, Kurti, thotë Haziri, ka bllokuar vazhdimin e projekteve madhore si Autostrada, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Stadiumi i Qytetit, hyrje-daljet e qytetit, dhe shumë të tjera. Në këtë kontekst, Haziri e quan qeverisjen Kurti si një qeveri që ka përjashtuar tërësisht Gjilanin dhe Anamoravën nga prioritetet e investimeve publike.
Prandaj, nga Kodra e Dëshmorëve, Haziri i drejton Kryeministrit pyetjen legjitime: Pse kaq indiferencë ndaj Gjilanit? Dhe, a është e mundur që Kurti vërtet paska fol jerm sot?
Statusi i plotë:
A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!
Për të satën herë me radhë, Kurti paska tentuar të keqinterpretojë realitete, duke përdorur sofizma.
Në mënyrë frapante, paska tentuar t’i mashtrojë gjilanasit, duke përmendur si të kryera projektet të cilat ne si LDK i lamë të gatshme, por as nuk i filluan e as nuk i vazhduan, sepse i referoheshin si “Projekte të Lutës”.
Bashkë me shtabin e LDK-së në Kodrën e Dëshmorëve e pysim:
Pse e bllokuat Autostradën, Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, Stadiumin e Qytetit, hyrje-daljet e qytetit, Rrugën e Kumanovës, programin Flows për ujërat e bardha e dhjetëra projekte tjera të cilat i buxhetuam e projektuam ne?!
Jo që nuk ka investuar asgjë e nuk e ka realizuar asnjë projekt të vetëm, por fatkeqësisht qeveria Kurti e ka përjashtuar Gjilanin e Anamoravën nga çdo kujdes sa u përket investimeve.
Prandaj, pyetja legjitime është: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!
#behundryshimi
#lumir2025
#ldk124
#lutfihaziri4 ✅
#lirijekajtazi18 ✅
#valentinabunjakurexhepi21 ✅
#avdylaliu67 ✅
#bardhylsyla68 ✅
#besimguda70 ✅