Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran në Kosovë, kur tha se ata po investojnë ndërkohë që në Kosovë po bëhet hajni përmes pensioneve të veteranëve të rrejshëm.
Ndërkohë për ata që këkrojnë largimin e tij nga Kosova thotë se kjo është e turpshme.
Haziri thotë se ambasadori zviceran është treguar mik i vërtetë me shqiptarët.
“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përveq me i thanë faleminderit……pastaj e turpshme është me kërku me largu apo me shpall personan non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, thotë Haziri./KP/