“Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas tij, anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin.
“Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proeuropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike. Vazhdojmë ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haziri i LDK-së.