Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pëmes një statusi në facebook, ka treguar se katër qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 shkruan Radio Star.
Haziri ka vazhduar të apelojë qytetarët e komunës së Gjilanit, ti respektojn masat kundër përhapjes së virusit Covid-19.
Shkrimi i plotë:
#Dita255. Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.
Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim.