Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ai ka thënë se askush më shumë se gjilanasit, nuk bashkëndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në shtetin shqiptar, njofton Klan Kosova.
”Askush më shumë se gjilanasit nuk e bashkëndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve iu urojmë shërim të shpejtë. Gjilani dhe Kosova sot është me Shqipërinë!”, shkruan Lutfi Haziri në Facebook