Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se momentalisht mandati për qeverinë e re i takon Albin Kurtit.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave.
“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, thotë Haziri.
Bazuar në rezultatin aktual, preliminar, Vetëvendosje dhe LDK do të marrin së bashku 61 ulëse në Kuvend, sa është minimumi i votave për formimin e Qeverisë.