Me rastin e inaugurimit të klinikës “Swiss Clinique 2”, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar në profilin e tij se, beson shumë që “Swiss Cinique 2” do të bëhet krenaria e Gjilanit.
“Urime familjes Kastrati dhe faleminderit që janë bërë një nga investitorët më të mëdhenj në Gjilan”, ka shkruar Haziri.
Ja postimi i tij i plotë:
Pata nderin që së bashku me pronarin, Bari Kastrati dhe mjekun zviceran, Dr. Aissa Hachler Boudramma, ta inaugurojmë njërën nga klinikat më të avancuara në rajon “Swiss Clinique 2”, e cila ka një staf vendor dhe ndërkombëtar prej 53 vetave. Është njëra prej shërbimeve shëndetësore më të mëdha që regjioni ynë tashmë e ka, ku përfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci. Besoj shumë që “Swiss Cinique 2” do të bëhet krenaria e Gjilanit. Urime familjes Kastrati dhe faleminderit që janë bërë një nga investitorët më të mëdhenj në Gjilan!
#SwissClinique2 #KrenariaeGjilanit