Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se numri i të infektuarve në Gjilan, ka shënuar rënie shkruan Radio Star.
Haziri ka thënë se numri aktiv në Gjilan është 61, më tutje ka treguar se masat e reja në komunë po zbatohen mirë.
Shkrimi i plotë:
Bie në 61 numri i rasteve aktive me #COVID19 në Gjilan. Masat e reja janë adaptuar dhe po zbatohen mirë. Është shtuar kujdesi në sistemin shkollor, sikurse edhe rritja e kujdesit qytetar, pas heqjes së kufizimit të lirisë së qarkullimit, hapjes së bibliotekave, teatrit, pishinave, shkollave të sportit dhe institucioneve të tjera…Shumë bashkatdhetarë nga Zvicra e kaluan uikendin në Gjilan, që mbetet lajmi më i mirë këtë kavë që e lamë pas!