Imran Haziri, asambleisti nga radhët e LDK-së, ka shprehur shqetësimin e tij për çmimet e larta të ekskursionit që pritet të organizohet nga DKA në Gjilan.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të shikohen interesat e nxënësve dhe jo interesat e të tjerëve.
Reagimi i asamblistit Haziri përmes një statusi është se çmimet për ekskurzionin në Shqipëri është më i lartë se ofertat për në vendet europoiane.
Reagimi i plotë:
Qmimet për ekskurzionin në Shqipëri më i lartë se ofertat për në Vendet Evropiane ✈️
Çmimi i ekskurzionit për këtë vite i propozuar ne shumen prej 149 euro, eshte nje nder çmimet me të larta të kërkura ndonjeher për nxënesit e Shkollave të Mesme të Komunës së Gjilanit, andaj Drejtoria e Arsimit duhet të shikojë interesat e nxënësve dhe jo interesat e tjerëve, çmimi 149 euro për dy netë është i lartë, pasi jo të gjithë nxënesit i kanë mundësit të paguajnë këtë shumë, e kur kesaj i shtohet se ekskurzioni do të organizohet në shtetin fqinj Shqipëri, atëher me të vërtetë është qmim i pa përballueshëm, jemi dëshmitar se qmimi është më i lartë se në shtetet Evropiane.