Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 4, Lutfi Haziri, ka vlerësuar kontributin e kësaj kompanie në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, duke theksuar se suksesi i saj është një arsye krenarie për Gjilanin.
Në një deklaratë publike, Haziri ka përkujtuar themeluesin e “Dea”-s, Mustafë Shalën, të cilin e ka cilësuar si një njeri të lirisë dhe vizionar që la pas një trashëgimi të fortë familjare e profesionale.
Ai ka premtuar përkrahje maksimale për sektorin privat, duke theksuar se me LDK-në në qeverisje, do të krijohen lehtësira për bizneset vendore. Haziri dhe kandidatët e tjerë nga Gjilani po bëjnë thirrje për ndryshim më 9 shkurt, duke synuar një qeverisje që fuqizon sipërmarrësit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Statusi i plotë:
Kompania e ujit “Dea” është brendi i Gjilanit me të cilën krenohemi.
Kjo kompani hyri vrullshëm në treg, ndërkaq sot eksporton në masë të madhe jashtë vendit. Përgëzime për sukseset dhe gjenerimin e vendëve të punës.
Sot falënderoj dhe i jam mirënjohes themelusit të kësaj kompanie, njeriu të lirisë dhe pinjollin e dy familjeve emblematike, Smajl Poneshi e Hajrullah Terpeza, Mustafë Shala, i cili ndërroi jetë para pak kohe. Ai heroizmin e tij e tregoi me mënyrën si jetoi e punoi.
Ai la trashëgimi të madhe familjare, të cilët po udhëheqin suksesshëm me kompanitë që i themeloi.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.