Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi së fundi se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të bie së shpejti.
Sipas tij bashkë me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe do të bie edhe kjo Qeveri.
Madje sipas tij kjo gjë do të dëshmohet nga koha, se si do të bien të dyja.
Pavarësisht kësaj deklarate të Hazirit, kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që nesër të qëndrojë në Gjilan, pikërisht në komunën e udhëhequr nga Haziri, shkruan Indeksonline.
Madje agjenda e nesërme në Gjilan starton me një takim në mes Haradinajt dhe Hazirit me fillim nga ora 12:00, në objektin e Komunës.
Pas këtij takimi, Haradinaj do të vazhdojë vizitën e tij në disa kompani vendore në këtë komunë./indeksonline/