Sot gjatë ditës është raportuar se gazetari Valon Syla, është sulmuar nga një person i panjohur.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka denuar sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.
Haziri ka thënë se me Valonin edhe mund të mos pajtohemi nganjëherë, por me ia ndal gojën përmes sulmit fizik është qyqar.
Shkrimi i plotë:
Me Valonin edhe mund të mos pajtohemi nganjëherë, por tentimi me ia ndal gojën përmes sulmit fizik është qyqar dhe i dënueshëm. Një shoqëri pa media e gazetarë, kishte me qenë shoqëri e mjerë. #meBabikën!