Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘facebook’, ka kritikuar qeverisja komunale dhe atë qëndrore.
Sipas tij në prag të Ditës së Evropës së Schumanit, projektet e BE-së për Gjilanin po neglizhohen e përbuzen, më tutje Haziri ka thënë se gjilanasit kanë kulturë europiane, por fatkeqësisht kanë qeverisje aziatike.
Postimi i plotë:
Në prag të Ditës së Evropës së Schumanit, projektet e BE-së për Gjilanin po neglizhohen e përbuzen nga qeverisja komunale dhe ajo qendrore. Madje, disa prej tyre janë stopuar krejtësisht.
Janë nëpërkmëbur projektet madhore si rugët hyrëse e dalëse të qytetit, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, projektet mbi 14 milionë euro që preket direkt sektori privat për rritje të vendeve të punës në agro-biznes dhe turizëm malor.
Vetëm infrastrukura rrugore, trajtimi i ujërave të zeza dhe programet zhvillimore e komunitare kapin vlerën e mbi 78 milionë euro.
Gjilanasit janë falënderues përjetë ndaj taksapaguesve europianë për mbështetjen në këto dhe mbi 10 projekte tjera, për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan/Kumanovë dhe zhvillimin e i mikroregjionit europian Gjilan/Kumanovë/Preshevë përfshirë 14 komuna ndërkufitare, start up për zejtarët, gratë dhe të rinjtë, Inkubatori i IT për të rinjtë, Tregu i Gjelbër dhe tregjet tjera në Velekincë, sikurse edhe tregjet mobile dhe ato për kafshë.
Neglizhenca, nëpërkëmbja dhe trajtimi i projekteve të Gjilanit që i sollëm në qeverisjen e LDK-së si projekte të huaja, po u kushton më së shumti qytetarëve të Gjilanit, duke mos ua përmirësuar mirëqenien e tyre, përkundër premtimeve të mëdha të partisë në pushtet, në nivel lokal dhe në atë qendror.
Gjilanasit nuk ua kanë për borxh këtë keqmenaxhim, këtë degradim e këtë nëpërkëmbje. Edhepse mund t’i vononi, smund t’i ndalni!
Një Gjilan jeton në Europë. Gjilanasit kanë kulturë europiane, por fatkeqësisht kanë qeverisje aziatike.
Gjilani meriton më shumë dhe më mirë!