Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook, ka shprehur shqetsimin e tij për humbjen edhe të qytetarit të tretë sot A.Z (1974) që sot humbi jetën nga Covid-19.
Haziri ka ngushlluar familjet e personave që sot humbën betejën me Covid-19, shkruan RadioStar
Postimi i plotë:
Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!