Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e mbajtur për media, ka thënë se dyshon në ndërhyrje të aplikacionit të ofertave për projektin e stadiumit shkruan Radio Star.
Haziri më tutje është shprehur se Prokuroria duhet të hetoj, pasi tek zyrja e Prokurimit në Gjilan, janë ndalur kamerat ndërsa ai vend 24 orë në shtatë ditë përcillet vazhdimisht, në mundësi që mos të ndërhyjë askush.
Shkrimi i plotë i shoqëruar me video:
Një mandat pa asnjë ditë pune në Stadiumin e Qytetit për shkak të tentimeve për kurdisje të tenderit.
Gënjyen rreth projektit, e dorëzuan një projekt qesharak që u kritikua edhe nga vet aktivistët e Vetëvendosjes e tash përmes ndaljes së kamerave po tentojnë të zgjedhin fituesin sipas dëshirave të atyre që e kontrollojnë të parin e ekzekutivit.