Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie, ka thënë në një tubim në Prishtinë se kandidatja më e fortë në këto zgjedhje është Vjosa Osmani, të cilën sipas Hazirit nuk mundet me e thy askush. I njejti e ka krahasuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me komedianin Mr.Bean, raporton Gazeta Expreess.
“Prishtina e vjetër ska ndryshu qëndrimin politik, ka me shkaktu ndryshim në krejt Prishtinën në krejt Kosovën dhe jam i bindur se kjo po ndodhë falë punës së mire”, ka thënë Haziri.
I njejti ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun.
“Edhe presidenti natyrisht me madhështinë e tij me fuqinë e tij e ka karakterin e presidentit të dytë në histori, Fatmir Sejdiu, për shkak se gjithkund ku të shkojmë duhet me ndi si të tillë”, ka thënë Haziri, derisa ka folur për Sejdiun.
Sipas Hazirit, LDK këto zgjedhje do të ketë fitore me përmasa që disa do t’i shohin në ëndërr.
“Fitore me përmasa që me na pa në andërr e mu trishtu. Ne besojmë në Vjosën”, thotë ai.
Lutfi Haziri i ka krahasuar zgjedhjet e 6 tetorit me një luftë të titanëve, mirëpo, ai thotë se këtë luftë Vjosa Osmanin nuk mundet me e thy askush.
“Kjo garë është luftë e titanëve, por, më e forta në këtë luftë është Vjosa nuk mundet me thy kërkush. Në kohën modern titanët nuk janë njerëz të muskujve, por, në shekullin 21 titan quhet fuqia e mendjes. Nën dy e kam pas një shqetësim që dy tre javë më thojshin Lutë mos u lodh dil pak në komuna tjera se Prishtina nuk del në fushatë në tubime, kum besu gjithmonë, ani sot kur thanë po bjen edhe shi… jam kanë i bindur edhe jam i bindur edhe sot jo me ra shi e borë po edhe me ra sakica, ju keni me dal është mos me u ndalë. Pse duhet me besu si duhet me besu, se punën më të madhe edhe kryetari i saj e ka ba”, ka shtuar ai.
“Do lideruca kanë me e ngu kangën e Minatorit maçoku me çizme”, ka thënë tutje Haziri, derisa ka folur për kandidatët e partive tjera për kryeministër.
Lutfi Haziri tutje, ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të cilin e ka krahasuar me komedianin Mr.Bean.
“Kurrë më ata me neve sun punojnë veç në TV kanë me na pa, edhe ata nëse ju jep naj pare Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, tha Haziri para qytetarëve të Prishtinës./GazetaExpress/