Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me amabasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, kanë inauguruar Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilën do të shfrytëzojnë nxënësit e disa shkollave të Gjilanit.
Kryetari Haziri e ka falënderuar amabasadorin Kosnett dhe popullin amerikan për mbështetjen në këtë dhe projejkte të shumta për Gjilanin.
Ai theksoi se përmes këtij projekti, nxënësit e kësaj komune do të jeni ardhmja e sigurtë e Gjilanit.
“Qeveria amerikane është mbështetësi më i madh, më afatgjatë dhe më i qëndrueshëm për komunitetin në Gjilan. Në vitin e ardhshëm Gjilani shënon partneritetin 20-vjeçar me USAID dhe ky program është pjesë e saj. USAID për këto vite e ka mbështetur Gjilanin në disa programe, në infrastrukiturë, arsim, bujqësi, transparencë e llogaridhënie. Me këto projekte, po krijohet ambient i qëndrueshëm për të gjithë njerëzit e Gjilanit pa dallim etnik, politik apo religjioz. Ky qytet po përfiton nga ndihma dhe taksa e popullit amerikan dhe për këtë shprehim falënderim të madh”, tha Haziri.
Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka falënderuar kryetarin Haziri për fjalët e këndshme lidhur me mbështetjen dhe bashkëpunimin që e kanë pasur ndërmjet vete.
“Askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin që populli amerikan e ka për mirëmbajtjen e Kosovës dhe ky përkushtim do të jetë edhe më i thellë. Sot pata mundësi që ta vizitojë Gjilanin dhe t’i shohë të gjitha ato projekte që janë realizuar përmes qeverisë amerikane, si në arsim, ndihmën ligjore falas, apo projekte që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Këto projekte tregojnë se partneriteti mes SHBA-ve dhe Kosovës është shumë i thellë, por ajo që më la mbresa ishte që qytetarët e Gjilanit po e shfrytëzojnë këtë mbështetje për të mirë”, tha ambasadori amerikan.
“Sot jemi në këtë hapësirë krijuese, e cila është paksa koncept i ri dhe iu ofron të rinjve të gjitha veglat për ta demonstruar kreativitetin e tyre përmes teknologjisë apo shkencës. Shpikësi amerikan, Tomas Edison, ka thënë se ‘kreativiteti ka të bëjë me 1 për qind inspirim dhe 99 për qind këmbëngulje’. Prandaj, e di që me punë të mundimshme dhe me kreativitet, do ta çojmë Kosovën drejtë një të ardhme të ndritur dhe e ardhmja fillon këtu”, ka deklaruar Kosnett.
Përndryshe, gjatë ditës, kryetari Haziri e zhvilluar një takim me ambasadorin Kosnett në zyrën e tij, e kanë inauguruar projektin e kamerave në Policinë Regjionale, për të vazhduar në drekë pune.