Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se dallimi i partisë së tij dhe i VV-së është si nata me ditën.
Haziri ka komentuar edhe gjendjen e mykut në ambulantën në lagjen “Arbëria”, duke thënë se investimi nga Katari, ka degraduar dhe kjo është e pafalshme.
Shkrimi i plotë:
Mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Dallimi mes LDK-së dhe këtyre që po administrojnë është si nata me ditën. Është e pafalshme se si e kanë degraduar investimin e qeverisë së Katarit në ambullantën e lagjes “Arbëria”, në të cilën marrin shërbime edhe disa fshatra përreth.
Myku që e ka kapluar këtë qendër shëndetësore, në esencë tregon se sa e mykur është qeverisja e udhëhequr nga VV. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!