Qeverisja e mirë nënkupton shërbim ndaj qytetarëve. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar që këtë shërbim ta kryej në mënyrën më të mirë të mundshme. Kryetari Lutfi Haziri është zotuar se do t`i qojë deri në fund premtimet e tij për ta ndryshuar jetën e qytetarëve të Gjilanit.
“Unë dhe këshilltarët komunalë kemi vetëm një detyrë dhe ajo është që t`iu shërbejmë qytetarëve me dinjitet dhe sa më mirë” – është motoja e qeverisjes së tij.
Vizioni i tij është një administratë digjitale efikase, shërbime të mira shëndetësore, arsimimin cilësor, bujqësi të zhvilluar, infrastrukturë moderne.
Duke dashur që të jetë sa më transparente me publikun, Komuna, përmes kësaj faqe elektronike ofron një pasqyrë të përgjithshme të aktiviteteve të saj, për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që jo vetëm të njohin e vlerësojnë punën e institucioneve komunale, por edhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.