Lutfi Haziri ka kritikuar ashpër Komunën e Gjilanit për largimin e Akademisë Përkujtimore për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova nga agjenda e sivjetme e manifestimit “Flaka e Janarit”.
Në 19-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, Haziri, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kolegë të tjerë, nderuan kujtimin e Rugovës përmes homazheve, vizitës në familjen Rugova dhe promovimit të librit “Rugova prijësi intelektual”.
Ai theksoi rëndësinë e figurës së Rugovës, duke e cilësuar si liderin më të madh të shqiptarëve dhe themeluesin e Republikës së Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Përkundër që Komuna e Gjilanit i privoi qytetarët që ta nderojnë figurën e Presidentit Rugova duke e hequr nga kalendari i “Flakës së Janarit” Akademinë Përkujtimore, në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim, sot bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët, bëmë homazhe te varri i tij, vizituam familjen Rugova, promovuam librin “Rugova prijësi intelektual”, ndërkaq do të mbahet edhe koncert homazh nga maestro Zhani Ciko, në Viti.
Ibrahim Rugova, si lideri më i madh i shqiptarëve, shkaktoi procese e realizoi ëndrra. Pasuria më e madhe që ia la këtij vendi është Republika dhe Lidhja Demokratike e e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!