Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në një takimin të zhvilluar, ka nënshkruar marrëveshjen trepalëshe në vlerë prej 299 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit fekal dhe asfaltimi i rrugëve në lagjen e Porodinit, ai ka falenderuar MAPL/DEMOS për vlerësimin e lartë për Gjilanin
Ja postimi i plotë i Kryetarit Haziri:
Sot e nënshkruam marrëveshjen trepalëshe në vlerë prej 299 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit fekal dhe asfaltimi i rrugëve në lagjen e Porodinit”. Faleminderit MAPL/DEMOS për vlerësimin e lartë për Gjilanin sa i përket Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale. Urime!