Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për projektete që do të realizohen gjatë vitit 2019 dhe vazhdimin e atyre të cilat janë në proces të punimeve, e të cilat kanë vlerë multimilionëshe.
Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Gjilanit ka falenderuar zv.ministrin Rexhep Kadriun.
Postimi i plotë
Me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, u koordinuam për realizimin e programit #Gjilani2018+ në vlerë multimilionëshe, e që janë hyrje-daljet Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Prishtinë, autostrada, rruga e re qarkore, rruga Dobërçan – Pogragjë – Stublinë, Rrugën e Kumanovës, e projektet tjera të rëndësishme ne qytet e fshatra.
E falënderoj zëvendësministrin dhe mikun tim për ofrimin e gatishmërisë për mbështetje ndaj Komunës sonë në infrastrukturë!