Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot për vizitë falënderimi në kompaninë AR Katana, e cila ka nisur shpërndarjen e kontigjentit të tretë donacionit me miell e produkte tjera, sikurse edhe me mjete higjienike dhe shëndetësore.
“Kontributi i AR Katanës në këto 12 ditë tejkalon do kërkesë dhe pritje tonën sepse është kontigjenti i tretë i ndihmave që kjo kompani e shpërndan për qytetarët e Gjilanit, pa dallim. Fal këtij donacioni, ne kemi arritur ta menaxhojmë situatën me lehtësinë me të madhe sepse solidariteti që po tregohet me familjet që kanë nevojë, nuk po lejon njerëzit ta kenë problemin e sofrës në këto ditë vetë-izolimi e vetë-përmbajtje e as problemin e kujdesit për higjienë dhe për mjete medicinale”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, gjatë vizitës aty.
Ai tha se solidariteti i kësaj kompanie daton më herët, pasi pronari Muhamet Ajrullahu, disa familje i ka bërë me kulm mbi kokë.
“Një pjesë të mjeteve medicinale janë dërguar në QKMF dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, në familje dhe në institucionet ku ka pasur nevojë”, ka theksuar Haziri.
Pronari i kompansë AR Katana, Muhamet Ajrullahu, ka deklaruar se humanitetin e kanë traditë familjare.
“Për neve, është obligim moral, fetar dhe kombëtar, që në momente të pandemisë, t’i dalim në mbështetje njerëzve që kanë nevojë për miell e produkte tjera, sikurse edhe institucionet për mjete higjienike e shëndetësore”, ka thënë Ajrullahu.
Vlera përgjithshme donacionit të AR Katana e kalon shifrën e mbi 35 mijë euro.