Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot klinikën shëndetësore, Diagnoza, ku është pritur nga pronari i saj, dr. Fatmir Poroshtica, i cili e ka informuar për punën, sukseset dhe sfidat.
Kryetari Haziri ka falënderuar Poroshticën për kontributin e madh që kanë dhënë në mjekimin e popullatës, duke thënë se Diagnoza ka qenë akademi e shëndetësisë në vitet 90-ta.
“Vizitova Klinikën më të vjetër shëndetësore në sektorin privat, Diagnozën, e themeluar në vitin 1991. I përgëzova për sukseset e arritura dhe i falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin në shëndetin e popullatës, në veçanti në kohën e pandemisë. Po ashtu, Diagnoza ka qenë akademi për shëndetësinë e Gjilanit në vitet 90-ta, pasi qindra mjekë e infermierë kanë kryer praktikën dhe janë bërë sot ikona të qytetit. Zoti ju ruajt!”, ka deklaruar kryetari Haziri.
#LDKGjilan #LDK160
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)