Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar për kontributin që ka dhënë Rexhep Limani, në fondin “Pak nga ne shumë pë rata”, që këtë vit I dedikohet studentëve të cilët me talentin dhe vendosmërinë e tyre po studiojnë dhe dëshmojnë veten në universitete të ndryshme botërore.
“Kontributi i Rexhep Limanit, është me një vlerë të lartë sikur edhe e shumë të tjerëve të cilët po japin vazhdimisht. Mërgata jonë e shpërndarë gjithandej nëpër botë, është kontribuesja më e madhe për vendlindjen e tyre dhe qytetarët tanë në përgjithësi. Është krenari kur kemi këtë përcaktim të vendosur, që në çdo mënyrë të ndihmohen qytetarët dhe në këtë rast studentët. Iniciativat e përbashkëta për studentët, është një lehtësim i madh për familjet dhe shpresojmë shumë që në një të ardhme do të shndërrohen në vlera përfaqësuese dhe zhvillimore për vendin”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.
Për ndryshe, mbrëmja humanitare e mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar, i kushtohet mbështetjes direkte të studentëve dhe krijimit të kushteve më të mira për studime.