Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal, ka treguar se Akademia për Ibrahim Rugovën, është rikthyer në agjend pas konfirmimit të Presidentes së vendit Vjosa Osmani shkruan Radio Star.
Pas kësaj ka reaguar Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se e përshëndet vendimin e presidentës, për rikthimin në agjend Akademin për Ibrahim Rugovën, por turpi të mbetet mbi qeverin qendrore, e cila Akademi u hoq nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Pas reagimeve tona për mos përfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marr përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj.
E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!