Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët.
Ai ka thënë se veprimi i Abdixhikut për marrjen e përgjegjësisë ka qenë i pakonsultuar me kolegët e partisë.
“Asnjë minutë nuk na ka dhënë kohë Lumir Abdixhiku për të kërkuar faturim apo përgjegjësi. E ka marrë vetë. Më 28, në mbrëmje, ka dalë vetë dhe e ka marrë këtë përgjegjësi. E ka bërë aktin politik. Kjo është e vërteta. As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë që atë ditë kemi qenë në proces zgjedhor. Të njëjtën e ka bërë edhe më 9 shkurt. Por përgjegjësia shkon sipas renditjes në listë zgjedhore apo në kryesi, nuk është me rëndësi kjo punë”.
“Kryesia është organ ekzekutiv, organi më i lartë. Por kjo garë është e 110 burrave dhe grave për zgjedhje politike që janë për Kuvendin e Republikës, sepse ne kemi demokraci parlamentare. Kuvendi është organi kryesor në këtë Republikë Kushtetuese dhe zgjedhjet për Kuvend janë më të rëndësishmet”, ka thënë Haziri në një intervistë për Periskopi.










