Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Frank Wisner, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm amerikanë në procesin e negociatave për Pavarësinë e Kosovës.
Haziri ka përkujtuar se Wisner ishte i pari që në Vjenë i tha se Pavarësia e Kosovës po pranohej sepse “amerikanët e mbajnë fjalën”. Ky lajm vjen pas humbjeve të tjera të rëndësishme për Kosovën, duke pasuar vdekjet e Bajram Qerkinit dhe Faik Rexhepit.
Statusi i plotë:
Ishte i pari në Vjenë që më tha se Pavarësia po pranohet sepse amerikanët e mbajnë fjalën!
Vdekja e e tretë e rëndë sot për Kosovën pas Bajram Qerkinit e Faik Rexhepit. Nga jeta u nda edhe Frank Wisner përfaqësuesi special i Presidentit Bush, i cili së bashku me Jaffry Hovenier, ishin dy nga shumë përfaqësues amerikanë, që çdo minutë ia kushtuan procesit të negociatave për Pavarësi në Vjenë.
Kisha për nder për më shume se dy vite ta takoja e punoja gjatë negociatave për statusin final të Kosovës.
Ishte i pari ndër ata që në Vjenë më tha se “Pavarësia po pranohet sepse ne amerikanët u kemi premtuar këtë në krishtelindjet e vitit 1990 dhe e mbajmë fjalën. Rruga që Presidenti Rugova e ndërtoi për Liri, Pavarësi e Demokraci, do të bëhet. Keni mandat të madh por hostoria do t’ju mbaj në mend”.
Kështu është kur SHBA merr anën. Kjo është marrëdhënie në besim e jo e kushtëzuar.
Faleminderit për të gjitha Ambasador Wisner e Kosova do të kujtojë përjetë. Republika është e përjetshme, sikur dhe emri juaj!