Zgjedhjet Komunale 2021

Haziri fton qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre.

“Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne. Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre. Falënderoj të gjithë për interesimin e madh, përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë dhe kjo na bën të vlerësuar. Falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close