Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka uruar ata, duke theksuar se Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, u uroj të gjitha të mirat këtij komuniteti dhe rikonfirmoj mbështetjen për të drejtat e tyre. Gjilani është e vetmja Komunë me shkollim në gjuhën rome dhe me çerdhen për fëmijët e tyre dhe për këtë ndihem krenar”.
“Me këtë rast dua ta përmendi dhe ta komplimentojë për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave, Heroinën e Panjohur, Shpresa Agushi, e cila këtë po e bën përmes Rrjetit të OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të Kosovës (RrOGRAEK) dhe liderin e romëve në Gjilan, Fadil Demirovic. Po ashtu, e kujtoj me respekt Elez Agushin, i cili u vra nga serbën për
rezistëncën e tij me shumicën shqiptare”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën.