Gjilani si qytet i të gjithëve, duhet të ofrojë dhe do të ofrojë pastërti për të gjithë. Projekti Eco City, që ka në vete përfshirjen e të gjitha vendbanimeve në shërbimin e grumbullimit të mbeturinave e programin e veçantë për ndarjen e mbeturinave, shtimin e hapësirave të gjelbërta e rekreative në zonat urbane dhe rurale si: Livadhet e Arapit, lagjja Dardania II, Baja, Pishat në Zabel, Bresalc – Gllama, Përlepnicë dhe Livoq i Epërm, janë vetëm disa prej karakteristikave të këtij projekti.
Gjithashtu, hapësirat publike, parqet, sheshet e varrezat do të mirëmbahen ndërkohë që mbështetje do t’iu ofrohet programeve për efiçiencë të energjisë për objektet publike, që ndikojnë në ulje të ndotjes dhe zvogëlim të humbjeve të energjisë si edhe programeve për efiçiencë të energjisë për amvisëritë dhe bizneset.
Gjilani është shtëpia e të gjithëve prandaj e meriton të jetë shtëpi e bukur dhe e pastër. E ne do të kujdesemi veçanërisht për këtë.
#Lutapertegjithe