“Jemi në ditën e 37 të përballjes me pandeminë Covid -19 në një përbërje të gjerë ndër-institucionale dhe me angazhim 24 orë që qytetarët tanë që të mos preken nga kjo sëmundje infektive dhe njëkohësisht trajtimin e tyre në nivelin më të lartë të mundshëm profesional nga të gjitha institucionet e mergjencës”, kështu ka thënë kryetari Haziri, pas takimit të mëngjesit që është mbajtur në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Haziri ka thënë se bashkërisht sot kanë bërë vlerësimin e gjendjes e cila ishte e qetë dhe Instituti është konfirmuar se do të vazhdon edhe më tutje me testimin për të parë gjendjen reale sipas kontakteve të rasteve të fundit të konfirmuara.
“Nuk ka vend për shqetësim dhe gjithçka është nën menaxhim. Apeli i vazhdushëm është përmbajtja e rekomandimeve profesional kundrejt kësaj sëmundje dhe qëndrimi në shtëpi është zgjidhja më e mirë. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe të gjitha institucionet, që nga mjekët, infektologët, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktiv dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë për intervenim”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Ndërsa, drejtori i Spitalit Regjional, Nysret Hajrullahu, ka pohuar se falë një angazhimi të përbashkët të kryesuar nga kryetari Haziri dhe bashkëpunimit të madh qytetar, duke respektuar apelin institucional për vetëpërmbajtje, mund të dalim fitues në këtë përballje me pandeminë, derisa është konfirmuar trajtimi i të gjitha problemeve shëndetësore që mund të kenë pacientët.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, Ajhane Sefiu, ka potencuar se në angazhimin e tyre të përditshëm është shëndeti i qytetarëve të regjionit, me një mesazh të saj që të qëndrohet në shtëpi edhe përkundër gjendjes së qetë në të cilën po kalon ky regjion.
Ukshin Ismajli, drejtor Klinik në Spitalit Regjional,, ka përsëritur thënien “Ne duam, dimë dhe ia dalim”, për t’i siguruar të gjithë se me përkushtim dhe mobilizim të përgjithshëm mund të kalohet kjo pandemi e rrezikshme.
Ndërsa Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka falënderuar qytetarët të cilët janë duke e zbatuar vendimin e qeverisë dhe masat tjera kundër kësaj pandemie, duke konfirmuar rolin e policisë që janë në shërbim 24 orësh për të ndihmuar qytetarët.