Shkruan: Këshilltari Komunal nga radhët e LDK-së, Muhadin Haziri
Jemi dëshmitarë të një gjendje të pa ëndrueshme dhe me plotë ngjarje te pashpjeguara as nga pushteti e lëre më nga opozita, e cila nuk ka qasje, mirëpo ka obligim t’a përcjell gjendjen dhe mirëmenaxhimin e pushtetit, ashtu siç thotë pozita! Mirëpo, ne si opozitë, por as qytetari nuk është ka i sheh këto, mos ndoshta janë bërë të padukshëm e një ditë kur do të zgjohemi në mëngjes do të mbesim të shtangur nga të mirat dhe investimet që do të na sjellë qeverisja e mirë dhe e pakorruptuar.
Le të thotë dikush që nuk ka korrupsion nëpër institucionet, qoftë lokale apo qendrore. Kurrë më shumë se tani nuk ka pasur dëshpërim tek njerëzit, të rinjet po ikin sepse nuk po shohin shprese ne kete vend.
Ne si Gjilan jemi izoluar, investimet e shumëpritura po mungojnë, apo më mirë me thanë nuk po vinë vetë, sigurisht është ka i frikon dikush apo me siguri nuk ka lanë vend Luta pa investuar e këta tani në pushtet s’po kanë ku të investojnë, apo janë duke bërë hulumtime për të zbuluar ujin e nxehtë.
Po presim! Po shohim! Çka po shohim? Jemi ka e shohim që rrugët kanë mbetur të prishura, nuk e dimë se nga kush kanë mbetur apo është presion i nivelit qendror mbi udhëheqjen e VV-së në Gjilan t’a rrëzojnë nga pushteti para kohe, kjo është një hata e madhe dhe e pashpjeguar. Shih rrugën Gjilan-Ferizaj, na e nxiu jetën, i shkatërruam automjetet, për të kryer një punë në Gjilan së pari duhesh ta kesh automjetin e shtrënguar e tek pastaj të llogaritësh një orë të humbur e tek pastaj ta mendosh arritjen brenda një ore, po nëse ke punë në rrugën tjetër në drejtim të kufirit duhet të gjesh shofer tjetër, sepse je i rraskapitur dhe nuk do të mund të vozitesh.
Kuvendi komunal herë pas here është ka funksionon, bile merr edhe vendime të mëdha:
Vendimi mbi auditimin në Kompaninë “Ekohigjiena” për të parë se sa ka investuar partneri privat. Vendimin tjetër që e ka marrë për përcaktim të çmimit të mbeturinave, sepse është kompetencë e komunës për përcaktim të çmimit të shërbimit, e siç dihet partneri privat e ka rritur këtë çmim nga 5 € në 6.50€, pa asnjë bazë ligjore, sepse përcaktimi i tarifës për mbeturina është kompetencë e komunës.
Sërish nuk po besojmë! Sepse nuk jemi ka kuptojmë se kush i ka bllokuar këto vendime, sepse qeveria komunale duhet të zbatojë vendimet e Kuvendit Komunal. Apo ndoshta për të mos hyrë në gjynah “janë ka tuten “ t’i zbatojnë se nganjëherë më mirë është të mos i zbatosh se sa të flesh me ethe se tash edhe të lësh dritën ndezur po ka shpenzime është shtrenjtuar rryma!
Po nisemi nga vendimi i parë: Pse nuk shpallet tenderi për auditim? Pse mos ta dimë se sa ka investuar superpartneri, sa ka kontribuar me kapital të freskët në kompaninë publike, apo nuk ka investuar fare, derisa mos te kemi në dorë një raport të paanshëm nga njerëz profesionistë nuk do të jemi në gjendje t’a kuptojmë këtë fetishizëm të partnerit privat, nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë kapacitetin menaxhues të kompanisë, resurset njerëzore të kësaj kompanie, apo më mirë të themi të rehatuarit e pushteteve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që çështjen ambientale e kemi lënë në duart e një njeriu për të cilin nuk kemi asnjë “CV” se nuk është i “deleguar”, por i strehuar në Gjilan. Çka nëse partneri privat nuk e ka përmbushur investimin e paraparë me marrëveshje, kush do të merr përgjegjësinë, si do t’i japim përgjigje qytetarit, apo do t’i themi edhe kësaj here po ia falim se është pronë publike dhe se ky është partner austriak dhe duke ia fshehur atë anën e erët se ky realisht nuk është partner austriak, por është SHPK vendore e regjistruar në Kosovë me 1000€ kapital e ka premtuar të investoj milionat në këtë kompani.
Ju lutem me tregoni ku do t’i merr ato para për t’i investuar kur i ka 1000€ kapital të supozuar e jo të paguar. Vazhdoni se ndoshta ju mirë e keni. Kemi edhe vendimin tjetër mbi tarifat që e ka marrë kompania “Ekohigjiena” pa e pyetur askënd, por nuk kemi informacione ndoshta qeveria komunale i ka bartur këto kompetenca tek “Ekohigjiena” për sferën ambientale, sepse për trajnim të njerëzve për çështje të ambientit duhet investuar, të investosh nuk mundesh, sepse duhet të kursesh para kështu që është kuadri i gatshëm në kompani dhe duhet vazhduar, kjo është një qasje e mirë dhe duhet përkrahur, por çka të behet me qytetarin e “ngratë”, kush do ta mbrojë, sigurisht “Ekohigjiena”, sepse po kujdeset për tarifën, por jo për qytetarin. Shtrohet pyetja, a ka more një burrë në këtë shtëpi dhe t’u thotë stop, tarifën e përcakton komuna dhe në bazë të llogaritjeve tona standarde ky është çmimi që paguan qytetari, në të kundërtën komuna e ka të drejtën e përcaktimit të çmimit për grumbullim dhe transport të mbeturinave dhe në të njëjtën kohë e ka të drejtën e shpalljes së tenderit për shërbime të mbeturinave dhe në të njëjtën kohë frenon abuzimin, diskriminimin e qytetarit. Mbesim me shpresë se do të veprohet në të ardhmen!