Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës së njohur nga Kamenica, Hafëz Idriz Dërmaku, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dërmaku. Në telegram, thuhet:
“E dashura familje Dërmaku,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mulla Hafëz Idriz Dërmaku.
Ai ka qenë njëri nga hoxhallarët më në zë në Anamoravë, udhëheqës fetar e patriot i madh.
Do ta kujtojme si njeriun, i cili gjatë tërë jetës punoi për fe e atdhe.
Jam shumë krenar që e kam njohur per se afermi dhe kam marr këshilla te vlefshme nga Hafëz Idriz Dërmaku.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, xhematit e nxënësve të tij.
Lamtumirë, miku im. Zoti të pastë mëshiruar!”.