By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Haziri i përgjigjet Muhaxherit: Je njeri i mirë, por LDK e ka kryetarin
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Haziri i përgjigjet Muhaxherit: Je njeri i mirë, por LDK e ka kryetarin

Përditësimi i fundit: April 12, 2018 1:23 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Të shtunën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është kthyer në Kosovë pas një qëndrimi disajavor në Gjermani për shkaqe shëndetësore.
Pas kthimi të tij, Mustafa i ka mbledhur nënkryetarët e partisë ku edhe u ka thënë se ka nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik edhe për një kohë në Kosovë.
Në anën tjetër LDK-ja së fundi është duke kërkuar edhe mocion për rrëzimin e qeverisë dhe dërgimin e vendit sa më parë në zgjedhje nacionale.
Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar nënkryetarin e LDK-së, njëherësh të parin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është shprehur se LDK-ja është e gatshme kurdoherë për zgjedhje në vend.
“Jemi të gatshëm në çdo kohë që edhe nëse ndodhë në proces të jashtëzakonshëm që të jemi pjesë e procesit. Në asnjë mënyrë ne nuk shohim ndonjë zbrazëtirë apo problem organizativ në këtë drejtim”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se Isa Mustafa është i gatshëm të marrë vendime dhe se kthimi i tij në Prishtinë është shumë domethënës.
“Në baza ditore, kryetarët dhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të funksionojë por kthimi i Isa Mustafës në Prishtinë e lehtëson këtë menaxhim ditor të punës meqë për vendimmarrje ai do të jetë aktiv dhe do të jetë në Prishtinë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, i pari i komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër kurdo që mbahen zgjedhjet.
“Besoj që unë duhet të jem kandidat për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri në RTV Dukagjin.
E pas kësaj deklarate, Haziri ka thënë se LDK ka një kryetar i cili merr vendim dhe se të tjerët i kanë detyrat e veta por që nuk ka përjashtuar faktin se për të Muhaxheri është një njeri i mirë dhe kryetar i mirë i Pejës por duke mos shtuar diçka më tepër.
“Ne kemi kryetar të LDK-së dhe natyrisht kryetari i LDK-së është Isa Mustafa, dhe të tjerët i kanë detyrat e tjera. Gazmend Muhaxheri është shumë i mirë, definitivisht. Edhe kryetar i Pejës edhe njeri i mirë”, ka përfunduar Haziri.
Pas largimit të Mustafës nga Kosova për disa javë, në vend ishin përmendur shumë emra të cilët mund të zëvendësojnë atë një ditë në krye të LDK-së. Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe disa të tjerë.

- Advertisement -
30 person kanë humbur betejen me Covid-19, kurse 685 persona rezultojn pozitiv
Ndahet nga jeta fotografi i njohur Mexhit Sadiku
IKSHPK publikon raportin 24 orësh – 236 persona kanë rezultuar pozitiv
Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë – kjo është arsyeja
Haziri kritikon Kurtin: Do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë
Artikulli i mëparshëm Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje : “Shhhht! Luta po flenë”
Artikulli tjetër Hyseni emërohet kryetranier i Gjilanit

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.