Sot është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Selim Aliut.
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se Selim Aliu ka lënë gjurmë në ndërtim, zhvillim dhe prosperitet të qytetit tonë.
Shkrimi i plotë:
I prekur thellësisht me ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të njohur të Gjilanit, Selim Aliu.
Selimi ka qenë shembulli i një kryefamiljari e një gjilanasi. Ai nuk ka pritur, por ka ecur, ka hapur shtigje në ditë të vështira, ka ngritur familjen e tij, ka punësuar shumë njerëz dhe vula e tij e ndërtimit të qytetit sot është është e pashmangshme.
Për këto 30 vitet e fundit, me kompaninë e vizionin e tij, Selim Aliu ka lënë gjurmë në ndërtim, zhvillim dhe prosperitet të qytetit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, shokëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!