Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufti Haziri i ka reaguar Besnik Bislimit i cili deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar.
Haziri ka thënë se ishte Gjykata Kushtetuese e cila ka krijuar ambient që Vetëvendosja t’i fitojë zgjedhjet.
“Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu”.
Tutje, Haziri i ka quajtuar kontravers Qeverinë.
“Jeni kontravers dhe mos mbajtës të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Reagimi i plotë i Hazirit:
Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.
Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.
Jeni kontravers dhe mos mbajtës të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohës që ju hapën udhë!