Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ishte knaqësi të priste në takim në Gjilan, kryministrin në detyrë Albin Kurtin.
Madje nënkryetari i LDK-së, partisë bashkëqeverisëse e cila inicioi mocioon për rrëzimin e qeverisë Kurti ka thënë se është i kënaqur poashtu me vlerësimin që ai i bëri Gjilanit në masat për pandeminë e koronavirusit.
Haziri ka thënë se e njoftoj Kurtin për veprimet e ndërrmarra në Gjilan.
Ky është postimi i plotë:
Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.
E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.
Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.
ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin