Jam shumë i lumtur që filluam me asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët, e cila ka gjatësi prej mbi 3 kilometrash, gjerësi prej 20 metrave e me kosto prej mbi 2 milionë euro. Zgjerimi i rrugës do të shkoj deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët.
Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ish-ministrin Zharku dhe ish- qeverinë e Isa Mustafa për përkushtimin në realizimin e këtij projekti dhe qeverinë aktuale për kontinuitetin!
#vazhdojmemepunethajrit