Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka dhënë detaje për 9 rastet e mbrëmshme që u konfirmuan nga IKSHPK në qytetin e Gjilanit.
Postimi i plotë:
#Dita115. U informuam nga IKSHP për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona.
Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve.
Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën!