Kryetari Haziri, përmes një postimi në facebook, ka dhënë detaje rreth personit të infektuar me coronavirus nga qyteti i Gjilanit shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje.
Nga 52 rastet, dy persona kanë vdekur, tre janë në vetizolim dhe të tjerët janë shëruar plotësisht. Ju lutem shumë, respektoni orarin e daljes dy herë në ditë, por dil vetëm kur është shumë e domosdoshme, me masa mbrojtëse!