Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se personi i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është një person i kthyer nga Amerika, ai është vendosur në Qendrën Studentore në Prishtinë, pas analizave të bëra ai ka rezultuar pozitiv.
Postimi i plotë:
#Dita66. U njoftuam me një rast të vetëm për #Covid19, që vjen nga nga testimi ne karantine pasi eshte kthy nga Amerika. Uroj që të shërohet shpejt me të gjitha rastet tjera.
Nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e levizjes, dy herë nga 120 minuta. Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse.
Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep sherbim pa to. Mbaje distancimin social e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë.
Ka mbetur edhe pak kohe për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen!/RadioStar/